Opozita shqiptare: Të dorëhiqen Grubi, Osmani, Mariçiqi dhe Lloga – të shpërndahet kuvendi!

Nëse kërkesat nuk merren parasysh, në pikëpyetje mbështetja për ndryshimet kushtetuese?!

Nuk ka BE me BDI-në në pushtet. Reagimi vjen nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, sic thonë, pas publikimit të raportin të Komisionit Evropian. Nga kjo Lidhje kërkojnë dorëheqjen e Artan Grubit, Bojan Mariçiqit, Bujar Osmanit dhe Krenar Llogës, të shpërndahet Kuvendi dhe të ketë ridefinim të plotë të organeve gjyqësore.

LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM:

  1. Dorëheqje të parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenar Lloga. Kjo duhet të bëhet si akt i përgjegjësisë politike dhe si shenjë e mirë për aleatët tanë ndërkombëtarë se vërejtjet e tyre janë marrë shumë seriozisht nga shteti ynë.
  2. Тë shpërndahet Kuvendi dhe të kemi zgjedhje urgjente parlamentare dhe presidenciale së bashku. Secila ditë e kaluar në pushtet nga kjo qeveri e kriminalizuar është humbje për qytetarët.
  3. Ridefinim i plotë i organeve gjyqësore. Ne jemi në dispozicion të plotë me të gjithë ekspertët tanë juridikë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme për reforma rrënjësore, që kështu të garantojmë shtet të së drejtës.

Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, sic thonë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, do ta rishqyrtojnë edhe mbështetjen e tyre për ndryshime kushtetuese në këtë mandat të Kuvendit. Gjithashtu, nuk përjashtohet as ngrirja e plotë e kësaj mbështetjeje derisa ata janë në pushtet.

“Nëse qeveria dëshiron ta injorojë Raportin dhe përgjegjësinë t’ia lë opozitës, atëherë prej saj nuk mund të presim që ajo të organizojë as zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkaq shkeljet e procesit zgjedhor do ta largojnë edhe më shumë vendin tonë nga BE-ja”, thonë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Jo vetëm kaq. Nëse këto konkluzione të Lidhjes Europiane për Ndryshim shpërfillen, siç thuhet në reagim, ata rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa edhe më radikalë demokratikë, duke potencuar se askush nuk është mbi përcaktimin strategjik të shtetit dhe mbi interesat e qytetarëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share