Sipas Bujar Osmanit, shihet qartë se partitë e reja shqiptare nuk kanë kauzë të mirëfilltë, por janë krijuar nga pakënaqësitë personale. Në Klan Debat, Osmani u shpreh se përçarja e votuesve shqiptarë në shumë parti nuk është gjë e mirë, prandaj është mirë që disa parti bashkohen, duke aluduar në Lidhjen Europiane për NDryshim të krijuar së fundmi mes Lëvizjes Besa, Alternativës dhe Lëvizjes Demokratike. Po megjithatë, Osmani nuk sheh rrezik për partinë e tij.
“Në aspektin tekniko-administrativ është mirë që bashkohen sepse vërtet është shumë shije e keqe përçarja e shqiptarëve në parti të vogla edhe e shpërndajnë trupin votues, por këto janë shumë të vegjël për t’i krahasuar e për t’i dalë ballë kauzës së Ali Ahmetit dhe BDI-së. janë dy liga të ndryshme”, deklaroi Bujar Osmani./KlanMacedonia