Opozita shqiptare: Në seancën e nesërme parlamentare të debatohet edhe për gjuhën shqipe

GASHI, KASAMI, MEXHITI: NËSE S`KA SHUMICË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE, TË SHKOHET NË ZGJEDHJE

Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi, sot bashkërisht para Kuvendit mbajtën konferencë për media, ku kërkuan nga kryetari i Parlamentit që sa më shpejtë të hedhet në votim propozimi për ndryshimet kushtetuese. Në deklaratën e përbashkët, ata kërkuan që gjithashtu që Qeveria të propozon që të hiqet 20 përqindëshi nga kushtetuta dhe të zëvendësohet me gjuhën shqipe.

Në vigjilje të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, sic njofton KlanM, Partitë opozitare të bllokut politik shqiptar kërkojnë që me Kushtetutë të mos lejohet vjetërimi i veprave penale për funksionarët dhe termini 20% të zëvendësohet me “gjuhën shqipe” dhe të hyjnë në pakon e ndryshimeve kushtetuese.

“Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që urgjentisht ta hedh në votim nevojën për ndryshimin e Kushtetutës, që ta kalojmë fazën e parë të ndyshimeve kushtetuese dhe të futemi në procesin përmbajtësor të këtyre ndryshimeve. Pas kësaj, i bëjmë thirrje atij që të mos fshihet pas arsyetimeve të pabazë, por t`i vë në procedurë edhe amendamentet për heqjen e emërtimit ofendues 20 përqind për gjuhën shqipe si dhe amandamentin kundër vjetërimit të lëndëve të korrupsionit politik” – tha Afrim Gashi.

Afrim Gashi nga Alternativa, Bilall Kasam inga Lëvizja Besa dhe Izet Mexhiti nga Lidhja Demokratike, sic njofton KlanM, përmes një press-konference të përbashkët, kërkuan që nëse nuk ka shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, vendi të shkojë në zgjedhje.

“Nëse në plan afatshkurtër nuk sigurohet shumica e nevojëshme për fazën e pare të ndryshimeve kushtetuese do të jetë e qartë se kjo përbërje parlamentare nuk ka kapacitet  që t`i zhbllokojë negociata për integrim në BE. Në atë rast, nëse nuk ka shumicë të mjaftueshme për të miratuar fazën e parË të ndryshimeve kushtetuese bëjmë thirje që të votojmë për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme  në mënyrë që të kërkohet një përbërje tjetër parlamentare që do të ketë kapacitet dhe vullnet politik që t`I shtyejë proceset integruese drejt Bashkimit Evropian” – deklaroi Gashi.

Të pyetur nëse do të formohet grup parlamentar nga deputetët e këtyre tri partive, Gashi njoftoi se në rrjedhë e sipër janë negociatat dhe se nuk përjashtohet kjo mundësi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share