Opozita shqiptare e bashkuar në Lidhjen Europiane për Ndryshim paralajmëron fitore bindëse

Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi nga Sheshi Skenderbeu zyrtarizuan frontin opozitat me emrin Lidhja Europiane për Ndryshim. Koalicioni opozitar ne zgjedhjet e ardhshme do te shkon me lista te perbashketa dhe do të kenë kandidat të përbashkët për president. Tre liderët i ftuan partitë tjera, OJQ-të dhe individët që fuan të sjelkin ndryshiminz ti bashkohen frontit të tyre, përcjellë Klan M.

”Tek qëndrojmë përballë Jush të bindur se kemi fuqi dhe dijeni për ta realizuar ndryshimin, në prapavijë është mozaiku i Kuvendit të Lezhës, i bashkimit historik të principatave të atëhershme shqiptare. Simbolika e këtij Kuvendi, kur bëhet fjalë për shqiptarët, si në të kaluarën ashtu edhe tani, ka qenë udhërrëfyes i kthesave të rëndësishme. Sot jemi bashkuar këtu për t’i sfiduar betejat e radhës, duke demonstruar unitetin tonë për t’i dhënë fund keqqeverisjes, e cila shqiptarët këtu, në Maqedoninë e Veriut, i ka mbështetur për muri, duke krijuar një mozaik të dhimbjes së madhe dhe zbehjes maksimale të shpresave dhe perspektivës. Por, ja ku jemi, këtu, bashkë me ju dhe në vijat e para të frontit, të vendosur për ta sjellë ndryshimin.

Ky koalicion nuk pretendon të ketë monopolin e dëshirës për ndryshim. Ne kemi nevojë për çdo person. Sot jemi tre parti, presim që “Lidhja Europiane për Ndryshim” të konsolidohet edhe më tej. Dera është e hapur për të gjithë individët mendjehapur, njerëz me integritet, organizata joqeveritare, por edhe politikanë e parti që janë të gatshëm të ndajnë me ne vlerat ideologjike dhe prioritetet programore mbi të cilat mbështetet ky koalicion. Siç mund ta shihni në logon e koalicionit tashmë janë tre yje të cilët jemi të sigurt se do të bëhen edhe më shumë.

Sot, dua të bëj edhe një apel. Në kupolën e BDI-së së tjetërsuar dhe të skaduar e cila për më shumë se 20 vite dështoi dhe zhgënjeu pritshmëritë e qytetarëve të sinqertë, janë instaluar një grusht mercenarësh kriminogjen, që partinë dhe politikën e shfrytëzuan si trampolinë për kariera personale e për tu bërë oligarkë të ri. Ky grusht njerëzish kriminogjen, nesër partinë do e braktisin ashtu siç kanë braktisur OJQ-të e themeluara, apo siç braktisën krejtësisht vendin në ato 18 muaj që BDI ishte në opozitë, ndërsa çmimin do e paguajnë themeluesit, antarët dhe strukturat e sinqerta që do të trashëgojnë një subjekt të dërmuar ideologjikisht dhe moralisht.

Ne Lidhja Europiane për Ndryshim do e sjellim ndryshimin e shumëpritur në skenën politike shqiptare në vend, dhe për këtë e kemi derën hapur dhe kemi nevojë për çdo person të sinqertë dhe të drejtë si parakushte themelore për të çliruar shtetin nga kthetrat e këtyre që kujdesen më shumë për xhepat e tyre sesa për të ardhmen e popullit shqiptar” – thonë nga Fronti Opozitar Shqiptar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share