Opozita serbe protestë përpara zgjedhjeve

Mijëra serbë akuzuan Vuçiç për presion ndaj votuesve ndërsa kundërshtuan kulturën e dhunës në vend

Mijëra serbë protestuan në Beograd dhe i bënë thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votime për të mbështetur ndryshimin.

Një grup intelektualësh dhe figurash publike që nuk mbështesin hapur asnjë parti, u shfaqën mes turmës me kritika të forta ndaj qeverisë aktuale.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 17 Dhjetorit, të pestat që nga viti 2012, vijnë vetëm 18 muaj pas asaj të mëparshme.

“Ne kemi udhëtuar 5000 kilometra, kemi biseduar me njerëz dhe ajo që mund t’ju themi është se Serbia ka filluar të zgjohet. Serbia nuk është i njëjti vend si dy vjet më parë, as nuk është i njëjti vend si dje. Serbia është duke u zhvilluar. Nuk jemi të sigurt nëse është zgjuar mjaftueshëm, por do ta zbulojmë më 17 dhjetor.”

Protestuesit e shohin masivitetin në votime si një shenjë rotacioni politik pas më shumë se 10 vitesh. Shumë prej tyre kishin një slogan “Dilni Votoni”.

“Të jesh qytetar i Beogradit është çështje shpirti, kulture dhe identiteti. Dhe për atë frymë, kulturë dhe identitet do të luftojmë sërish në 17 Dhjetor! Prandaj, qytetarë të Beogradit, të dielën – dilni dhe votoni, që kjo e keqe të mos kthehet më, dhe ta vulosim kthimin e identitetit të Beogradit.”

Protestuesit bënë gjithashtu thirrje që sistemi gjyqësor, shëndetësor, policor dhe ai i mbrojtjes të mos jenë më në shërbim të qeverisë, por në shërbim të njerëzve.

Për javë të tëra turma të mëdha të mbështetura nga opozita kanë protestuar në Beograd duke kundërshtuar kulturën e dhunës. Ata akuzojnë gjithashtu Vuçiçin se po i përdor mediat si mjet propagande, po vijon të kryejë korrupsion, i ka ushtruar presion votuesve si dhe ka lidhje me krimin e organizuar, akuza që Vuçiç dhe aleatët e tij i mohojnë. Një sondazh i fundit parazgjedhor, tregon se partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçic kryeson në këto zgjedhje me 39.8% të votave.

Pas rritjes se pakënaqësisë së qytetarëve pas dy ngjarjeve të rënda në Maj me 18 viktima në dy shkolla të vendit, Vuçiç dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Progresive Serbe, duke ia dorëzuar postin Milos Vuçeviç.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share