17:22 – Nuk u lejuan të hyjnë në parlament, Boçi flet për gazetarët
Disa prej deputetëve që u përjashtuan nga seanca e sotme plenare nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Kuvendit. Luçiano Boçi u shpreh se masa e dhënë ndaj deputetëve është disiplinore. Sipas tij, deputetët mund të futen në seancë, por nuk kanë të drejtën e fjalës.
“Masa është displinore çka do të thotë që nuk kam të drejtën të kërkoj fjalën as për procedurë as për amendime të ndryshme. Deputetët mund të ulen në vendin e tyre dhe të ndjekin seancën pa ndërhyrë”, u shpreh Boçi.
Boçi ironizoi edhe fikjen e dritave në Kuvend.
“Duke të ikur arsyeja normal që të ikin dhe dritat”, tha ai.
Më pas deputetët që nuk u lejuan të futen në Kuvend iu bashkuan protestës që po zhvillohet jashtë ambienteve të parlamentit./tvklan.al
17:11 – Errësirë në Kuvend, ndërpritet energjia elektrike
Seanca e sotme plenare, që ishte planifikuar të niste në orën 17:00 do të nisë me vonesë. Shkak është bërë një ndërprerje e energjisë elektrike.
Siç duket edhe nga kjo video si pasojë e errësirës dallohen vetëm ekranet e ndezura të celularëve të deputetëve.
Në një reagim për mediat, Kuvendi sqaroi se: Seanca u ndërpre sepse u dogj pajisja UPS, e cila shërben për balancimin e energjisë në sallën e seancave plenare. Pajisja UPS funksionon ekskluzivisht për sallën e seancave, për shkak të sistemin elektronik. Po punohet për zëvendësimin e pajisjes.
16:58 – “Përplasje” në dyert e parlamentit
Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të hyjnë në ambientet e Kuvendit këtë të hënë. Klan News raporton se bëhet fjalë për deputetë që janë përjashtuar.
Kjo situatë ka shkaktuar përplasje mes deputetëve që kanë kërkuar të hyjnë në seancë dhe punonjësve të sigurisë së parlamentit.
15:45 – Opozita niset drejt Kuvendit
Opozita proteston sërish ditën e sotme. Protestuesit u mblodhën para Kuvendit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e paralajmëroi protestën që të shtunën, hyri në parlamenti në orën 16:50.
Më herët ai i bëri thirrje mbështetësve të opozitës për të vazhduar atë që ai e quan si revolucion për rrëzimin e socialistëve nga pushtetit.
Ai është shprehur se arsyeja pse zgjodhën Parlamentin si vendin ku do të protestojnë, lidhet me faktin se sipas demokratëve, me forcën e kartonave shumica po u mohon të drejtën e fjalës deputetëve të opozitës.
Kujtojmë që njëkohësisht protestës do të zhvillohet edhe seanca plenare. Në lidhje me protestën ka marrë masa edhe policia. /tvklan.al