Opozita me takime në Departamentin Amerikan të Shtetit

Krerët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Afrim gashi, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, të shoqëruar edhe nga Bekim Qoku i lëvizjes Vetëvendosje po qëndrojnë prej disa ditësh në SHBA, ku siç njoftohet, kanë realizuar disa takime me kongresmenë, senatorë dhe përfaqësuese të Departamentit Amerikan të Shtetit, përcjell KlanM.
Gjatë ditës së sotme krerët e LEN kanë realizuar takime me Kongresmenët Richi Torres dhe Robert B. Anderholt, të dy Bashkëkryetarë të Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. Programi i takimeve të somte, siç thonë nga LEN, ka vazhduar me një takim në DASH.
“Në këtë takim u theksua se koalicioni i Lidhjes është në vijë të njëjtë me interesin e SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast liderët opozitarë shqiptarë i kanë informuar nikoqirët për aktualitetin politik në RMV, si dhe rolin konstruktiv që luan koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim për demokratizimin e vendit dhe integrimin e tij në BE.
Mbeshtetja e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut forcon misionin tonë fisnik për luftën kundër korrupsionit dhe anëtarësimin e vendit në BE”, thuhet në njoftimin e LEN./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share