Opozita kërkon njohje reciproke në dialogun Kosovë-Serbi

Në prag të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, partitë opozitare kërkojnë që qëllimi final i dialogut të jetë njohja reciproke. Sipas tyre, Kurti nuk duhet të devijojë nga përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës, ku njohja de-jure të jetë në qendër të marrëveshjes, jo vetëm normalizimi i marrëdhënieve.

Opozitarët insistojnë që edhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështesin këtë qëllim. Deputetja Blerta Deliu e PDK-së thekson se qasja e qeverisë në dialog duhet të koordinohet mirë me aleatët e Kosovës. Ndërsa deputetja Rrezarta Krasniqi e LDK-së dhe deputetja Time Kadrijaj e AAK-së kritikojnë që dialogu nuk fokusohet më në njohjen reciproke, por vetëm në zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel më 26 qershor pritet të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share