LSDM: MICKOSKI KA PËR QËLLIM TË DËMTOJË POZITAT SHTETËRORE DHE INTEGRIMIN EVROPIAN
Opozita bëri thirrje që Qeveria menjëherë ta publikojë Protokollin, duke nënvizuar se arsyeja përse akoma vazhdon të mbetet i fshehur për opinionin është siç thonë atë, tradhëtia kombëtare. Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE nënvizoi se me këtë protokoll bëhet bullgarizimi i Maqedonisë. Kovaçki tha se VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga qëndrimet e saja dhe nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës.
“Edhe pse paralajmëruan se do ta publikojnë, edhe pse ministrja e jashtme bullgare publikisht tha se marrëveshja është nënshkruar, megjithatë MPB e Maqedonisë e fsheh protokollin nga opinioni. Ndërsa kur fshihni diçka është e qartë se përse e bëni këtë. Qeveria është e obliguar që ta publikojë protokollin. Që paradoksi të jetë akoma më i madh, deputetët e LSDM-së bëjnë thirrje që t’i japim mbështetje një letre të dorëzuar në Kuvend dhe diçka të cilën as vetë nuk e kanë parë.” – deklaroi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.
Por nga LSDM kundërpërgjigjen se ka qenë pikërisht Mickoski ai i cili ka pranuar publikisht që bullgarët të përfaqësohen në Kushtetutë, ndërsa akuzojnë se reagimet e opozitës në këtë pikë kanë për qëllim vetëm dëmtimin e pozitave shtetërore dhe integrimin evropian të vendit.
“I njëjti Mickoski tha se ai dhe VMRO-DPMNE kanë pranuar publikisht që bullgarët të përfaqësohen në Kushtetutë, kështu që sot ai është kundërshtari i parë i kësaj. Mickoski, së bashku me partnerin e tij prorus- Levicën, kanë vetëm një qëllim, të dëmtojnë pozitat shtetërore dhe integrimin evropian, duke punuar për interesat e të tjerëve.” – thonë nga LSDM.
Nesër në Kuvend do të mbahet mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentare, ku do të diskutohet lidhur me datën e mbajtjes së seancës ku në rend dite do të jetë propozimi francez.
Ndryshe, më 30 qershor në RMV mbërriti propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, pas së cilës kryeministri Kovaçevski mbajti konsultime me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend. /KlanMacedonia/