Opozita e Kosovës: Masat e BE po dëmtojnë integrimin

“Pezullimi i MSA, efekte negative në sistemin legjistativ”

Partitë kryesore të opozitës në Kosovë ngrenë shqetësimin se masat e BE-së ndaj qeverisë së Albin Kurtit do të dëmtojnë integrimin e vendit. Më e rënda, sipas tyre është pezullimi i përkohshëm i punës së të gjitha grupeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se pezullimi i MSA-së është dëmi i më i madh u bëhet institucioneve të Kosovës e legjislacionit.

“Kjo ka impakt tepër negativ edhe në integrimet evropiane por edhe në integrimet euroatlantike. Mbi të gjitha është rikthim mbrapa e ai rikthim mbrapa është vite të tëra ku Kosova ka arritur që së paku ta ketë marrëveshjen e parë kontraktule me BE-në siç është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Ndërsa kjo është defekti më i madh që ka mundu ti bëjë institucioneve të Kosovës, legjislacionit i cili miratohet, akteve tjera normative që janë në harmoni me akikomuniter edhe shumë gjëra të tjera progresive që do të duhej të ishin në agjendë tonë evropiane”.

Opozita e Kosovës kërkon nga qeveria që menjëherë të gjejë rrugën e dialogut me Brukselin për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura për shkak të situatës në veri.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share