Opozita akuzon Xhaferin se po mbron kryeprokurorin nga Interpelanca

KUVENDI: INTERPELANCA DO TË VENDOSET NË REND DITE NË SEANCËN E ARDHSHME

Opozita shqiptare kërkon përgjigje nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi se pse, nuk është caktuar ende seancë për interpelancën ndaj punës së kryeprokurorit publik, Lubomir Joveski edhe pse ka kaluar afati ligjor i paraparë në rregulloren e Kuvendit. Opozita shqiptare akuzon Xhaferin se po mbron kryeprokurorin, madje me pretendimin se kryeparlamentari apo dikush nga radhët e partisë së tij është i kapur

“U bënë 15 ditë dhe kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, nuk ka ftuar seancë plenare për këtë interpelancë. Kjo na bën të dyshojmë se ka diçka mes tij dhe Lubomir Joveski, e që mund të ketë lidhje me ndonjë aferë korruptive, që kryetari i Kuvendit e mbron Kryeprokurorin edhe duke e shkelur Rregulloren e Kuvendit të RMV-së. Se me çfarë e mban të kapur Prokurori i Përgjithshëm kryetarin e Kuvendit ose dikë nga partia e tij, këtë duhet ta shpjegojnë ata, por se z. Xhaferi po e mbron Lubomir Joveskin, që në opinion shihet si fajtori kryesor për devijimin e procesit gjyqësor të spitalit modular në Tetovë, për këtë nuk më ka asnjë dyshim” – tha Safije Shaini Sadiku, Alternativa.

Nga kabineti i Xhaferit sqaruan se, prokurori publik ka pranuar interpelancën më 18 shtator dhe se sipas rregullore, duhet të ktheje përgjigje në afat prej 15 ditës dhe më pas të caktohet seancë, në kuadër të afateve kohore të parapara në rregulloren e Kuvendit.

“Nëse Prokurori Publik dorëzon përgjigje, interpelanca vendoset në rend dite në seancë të Kuvendit 15 ditë pas përgjigjes së marrë. Nëse prokurori publik nuk dërgon përgjigje deri më 02.10.2023, interpelanca vendoset në rend dite në seancën e parë të ardhshme në Kuvend, përkatësisht pas 02.10.2023. Përgjigja nga ana e prokurorit publik është dorëzuar në kohë. Shërbimet e Kuvendit punojnë në atë dhe për kohë të shkurtër do ta marrin gjithë deputetëve. Interpelanca do të vendoset në seancë e parë të re të ardhshme” – thonë nga Kuvendi.

Deputetët e opozitës shqiptare dorëzuan interpelancën në Kuvend më 14 shtator. Arsyeja e kësaj interpelance, siç patën sqaruar nga opozita, është kulminacioni i punës së tij jokonsistente, jontrasnparente, kontraverse dhe humbja besimit publik ndaj institucionit të Prokurorisë Publike në lidhje me rastin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share