Juventusi ka njoftuar se francezi Paul Pogba e ka kryer me sukses operimin.
Francezi vendosi të operohet pas stërvitjes së dytë në fushën Continassa të mbajtur të hënën.
Rezultatet e testeve nuk ishin të kënaqshme dhe të hënën në mbrëmje Pogba kreu operacionin.
“Operacioni u krye nga Roberto Rossi në prani të mjekut të ekipit të Juventusit, Luca Stefanini, dhe ishte një sukses i plotë”, shkruan në njoftimin e Juventusit të martën.
Mesfushori i Juventusit mund të jetë sërish i disponueshëm brenda pesë deri gjashtë javësh maksimumi, pra rreth mesit të tetorit. Ai dëshiron me çdo kusht të luajë në Botërorin “Katar 2022”.