Ky është momenti kur një ushtar i plagosur rus që kishte nevojë për ushqim dhe ujë, shpëtohet nga operatori i dronit ukrainas.
Ushtari rus ishte fshehur në istikame dhe kishte qëndruar atje për shtatë ditës, pasi grupi i tij kishte dështuar të kryej një sulm mbi pozicionet e trupave ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Sulmi me dron nga batailioni K-2 i Kievit kishte arritur të godasë rëndë istikamet e trupave ruse, por brenda tyre kishte shpëtuar ky ushtar që megjithatë ishte plagosur.
Ai kishte nevojë për ushqim dhe ujë, dhe kishte dalë jashtë istikameve me shpresën se do të gjej diçka për ta “mbushur barkun”.
Ushtari rus donte të dorëzohej dhe kërkonte mëshirë. Ishte i lodhur dhe nuk mund të ecte, kërkonte nga operatori ukrainas i dronit t’i japë ujë.
Në vend se ta vret, operatori ukrainas i dronit vendosi t’i shpëtojë jetën. Pamjet e filmuara nga ajri, shfaq momentin kur nga droni nuk bie bomba por një shishe me ujë për ushtarin e plagosur rus.
Së bashku me shishe ishte edhe një letër me instruksionet që i kërkohej atij të larohet nga istikamet dhe të dorëzohet. Në letër shkruante: “Përcille dronin dhe dil nga istikamet”.
Megjithatë derisa po ecte drejt destinacionit të përcaktuar nga ukrainasit, ushtari rus raportohet të jetë vrarë nga bashkëluftëtarët e tij që refuzuan që ai të dorëzohet. /Telegrafi/