QYTETARËT E SHQIPËRISË NË SERBI ME KARTA IDENTITETI
Ndonëse vetëm Kosovën e ka ndërmjet qytetarët e Shqipërisë për të udhëtuar drejt Serbisë deri më tash nuk kanë mundur të shfrytëzojnë këtë rrugë tranzit ndonëse ishte më e shkurtër.
Me marrëveshjen e Open Ballkan që qytetarët e shteteve të përfshira në këtë nismë të mund të udhëtojnë vetëm me karta identiteti qyetarët e Shqipërisë tash mund të shfrytëzojnë rrugën e Kosovës tranzit për të udhëtuar drejt Serbisë.
Erion Xhelaj nga Shqipëria i cili udhëton shpesh me makinë në vende të ndryshme Evropiane thotë se ky vendim ua ka lehtësuar shumë qarkullimin dhe u kursen kohë.
ERION XHELAJ- SHTETAS I SHQIPËRISË
Por kjo nuk vlen nëse në kufi nuk kalon me kartë identiteti. Këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi.
Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë tranzit nëpër Kosovë për të kaluar në Serbi vetëm me karta identiteti. Ata të cilët gjithsesi duhet që të përdorin pasaportën, duhet të kenë vulën hyrëse në Serbi dhe këtë mund ta bëjnë vetëm nëpërmjet Maqedonisë.
Serbia vazhdon të mos i pranojë vulat e Kosovës pasi që ende nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe për këtë arsye jo vetëm shqiptarët por të gjithë qytetarët e vendeve të ndryshme që udhëtojnë në Serbi me pasaporta nuk mund ta përdorin tranzit Kosovën.