”Open Ballkan”: Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq do të firmosin njohjen e ndërsjelltë të diplomave

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e konkluzionit nga seanca paraprake lidhur me Marrëveshjen për bashkëpunim për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e njohjes së ndërsjelltë të diplomave dhe gradave shkencore të dhëna nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione tjera të autorizuara, raporton KlanMacedonia.

“Konform ndryshimeve të konkluzioneve, nënshkrues të kësaj marrëveshjeje, që do të firmoset më Samitin “Ballkani i Hapur” më 08 Qershor në Ohër, do të jenë Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, në emër të Shqipërisë Kryeministri Edi Rama kurse të Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiq” – thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në seancën e sotme që është mbajtur përmes videolidhjes, është pranuar propozimi që deri më 31 Dhjetor 2022 të vazhdohet afati I vendimit për ekzistimin e situatës së krizës në një pjesë të territorit të vendit.

Afati vazhdohet për shkak të rerzikut të lartë nga rritja e hyrjeve dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e RMV-së dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi I jashtëligjshem në kushte të ekzistimit të pandemisë nga COVID-19 dhe parandalimit të përhapjes së tij. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share