OPEC mund të rrisë prodhimin e naftës

Shenjat pozitive reduktojnë çmimin në bursa

Reduktohet me deri 10 dollarë çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare pas shenjave pozitive që po jep karteli më i madh në botë për shtimin e prodhimit.

Shenjat pozitive nga Riadi vijnë edhe pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi planin e presidentit Bajden për të vizituar Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, që mund të shërbejë për shkrirjen e akujve diplomatikë mes dy vendeve. Rusia ka reduktuar prodhimin me 1 milionë fuçi kohët e fundit, veçanërisht pasi Bashkimi Europian vendosi reduktimin gradual të importit nga ky vend.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share