KOVAÇEVSKI NUK JEP DETAJE – VMRO KËRKON SHKARKIMIN E SPASOVSKIT DHE DIMOVSKI
Pas vendimit të qeverisë për fillimin e procedurave për marrjen e nënshtetësisë të biznesmenit ukrainas Onishçenko gjatë ditës së sotme ka reaguar biznesmeni ukrainas. Në një prononcim për Sloboden Peçat, Onishçenko është shprehur i habitur pse Qeveria ka ngritur procedur për marrjen e nënshtetësisë. Ai shprehet se gjatë dorëzimit të aplikimit për shtetësi, i ka dhënë të gjitha dokumentet zyrtare dhe se posedon edhe pasaportë ukrainase edhe ruse dhe se të gjitha dokumentat janë valide.
“Nuk di çfarë të them. Kërkuan nga unë ta përfaqësoj Maqedoninë dhe të ndihmoj në përgatitje të lojërave olimpike. Nëse nuk duan, unë do ta bëj këtë në mënyrën time. Federata kërkoi nga unë, Luka Zallozhnik më pyeste çdo ditë. I dhash të gjitha dokumentet zyrtare gjatë aplikimit. Pasaportën time ruse dhe çertifikatën e lindjes. Kam edhe pasaportë ukrainase edhe ruse. Kur aplikova për shtetësi maqedonase, aplikova me pasaportë ruse. Kam garuar për Rusinë më herët. Kam vetëm dokumente valide, nuk mund të kem jo valide, unë jam person zyrtar”, tha Onishçenko.
Ndërkaq, Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk dha detaje se për çfarë dokomentash të falsifikuara bëhet fjalë, vetëm shtoi se në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë është sjell vendim që të niset procedura për marrjen e shtetësisë personit në fjalë, megjithatë iu shmang përgjigjes rreth përgjegjësisë së drejtorit të ASK-së, lidhur me shtetësinë e Onishçenkos.
“Qeveria dërgoi kumtesë, me çrrastë informuam se drejtori i ASk informoi qeverinë dhe Qeveria miratoi vendim për marrjen e shtetësisë, informata më të gjera nuk mund të japim se bëhet fjalë për informata të klasifikuara dhe shpërndarja e tyre paraqet vepër penale që është e dënueshme me ligj deri në 5 vjet burgim. Lidhur me udhëheqësin e ASK-së, për 20 ditë do të kemi drejtor të ri të ASK-së”, tha Kovaçevski.
Nga ana tjetër, Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, kërkon që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski, të japin dorëheqje, për shkak të skandalit me nënshtetësinë e Oleksandar Onischenko.
“Është skandaloze që për gati dy javë institucionet në vend nuk mund të marrin vesh se si Onishchenko e ka marrë nënshtetësinë e Maqedonisë dhe kryeministri Kovaçevski në vend që të kërkojë përgjegjësi nga Dimovski dhe ta shkarkojë menjëherë, e dërgon për ambasador në Francë”.
Nga partia opozitare thonë se “ky skandal e rrënon të gjithë sistemin e sigurisë dhe institucionet e shteti, si dhe e shkatërron besueshmërinë e Agjencisë për Siguri Kombëtare. /KlanMacedonia/