Olta Gixhari: Nder i madh të jem opinioniste në BBVK 3

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, thotë se është nder i madh për të që të jetë në këtë rol në spektaklin më të shikuar në trojet shqiptare.

Gixhari thotë se do të jap maksimumin e saj që gjithçka të shkon në rregull pasi që më parë ka qenë në rolin e banores dhe e di mirë këtë format.

“Shumë faleminderit për ftesën në Kosovë. Është hera e parë për mua si opinioniste dhe është nder i madh, uroj të shkoj gjithcka mbarë. Jam shumë e lumtur për mundësinë e dhënë”, tha Gixhari.

Edicioni i tretë i Big Brother Kosova ka nisur sonte dhe në vazhdim do t’ju presin shumë surpriza, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share