Olsi Bylyku pranon hapur rritjen ekonomike, shkaku ka qenë pikërisht “Zemër Luana”

Edhe mbrëmjen e sotme, “Zemër Luana” ka risjellë në ekran disa prej personazheve më të dashur për publikun siç ishin Eli Fara, Eneda Tarifa, MatoLale, Marin, Diona Fona dhe Mateus Frroku.

Me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës, tashmë “Zemër Luana” është kthyer në spektaklin më të dashur të publikut. Por sigurisht që ngacmimeve nuk u shpëtojnë as dy kapitenët Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku.

Mbrëmjen e sotme Egi është futur në skenë si astrologe, Zonja Vefi. Kur është ndaluar tek Olsi Bylyku, i cili është në shenjën e dashit, ka thënë se 2022 është mbyllur me shumë para. Olsi ka treguar se është e vërtetë që ka patur rritje ekonomike, sidomos pasi pranoi të ishte pjesë e “Zemër Luana”. Megjithatë ai nuk ka dhënë shifra të mëtejshme./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share