Olsi Bylyku këtë të diel në “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, ka dhënë një deklaratë, e cila habiti këdo, por mbi të gjitha sinqeriteti i kapitenit të skuadrës “Luanët e verdhë”.
Këtë herë në sfidën e fundit, të ftuarit dhe kapitenët ishin të vendosur poshtë “gojës së luanit” në sfidën “Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë ku të pranishmëve u bëhën pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshmë mbi kokë nga “goja e luanit”.
Kur erdhi radha e Olsit për tu shprehur, ai nuk hezitoi të përgjigjej dhe mos të lagej nga goja e “luanit”.
“Olsi, sonte në “Zemër Luana” na thuaj se cili është bashkëpunimi yt, të cilin dikur e ke bërë me shumë qejf, por sot e quan një dështim total dhe një bashkëpunim i cili të ka surprizuar! Përgjigju me valle, ose lahu në halle”, ishte kjo pyetja që iu bë Bylykut, i cili u shpreh se kënga me Eni Koçin ka qenë një dështim total, ndërsa bashkëpunimi me Eglin, partneren e tij e ka surprizuar./tvklan.al