OKB: Më shumë se 423 000 njerëz janë zhvendosur në Gaza

Numri i njerëzve të zhvendosur brenda në Gaza nga lufta Izrael-Hamas është rritur në më shumë se 423,000, thanë Kombet e Bashkuara të premten, një shifër kjo që përfaqëson mbi 20% të popullsisë së enklavës bregdetare të rrethuar.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se më shumë se dy të tretat e të zhvendosurve po strehohen në shkollat e drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNWRA), raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë “shprehur shqetësime rreth incidenteve ku civilët dhe objektet civile duket se janë shënjestruar drejtpërdrejt nga sulmet ajrore izraelite”, shtoi OCHA.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share