OKB: Më shumë se 10.000 viktima në Ukrainë

Kombet e Bashkuara raportojnë se më shumë se 10,000 civilë, duke përfshirë qindra fëmijë, janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë deri më tani.

Qindra fëmijë u vranë, kryesisht gjatë bombardimeve të rënda dhe sulmeve ajrore Rreth 4,509 njerëz u vranë dhe 5,585 u plagosën deri në mesnatën e 16 qershorit në Kiev, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Midis të vdekurve ishin 294 fëmijë, shkruan AJB.

Ndërsa raportohet edhe për shumë të zhdukur ose të zënë robë, qofshin ata civil ose luftëtarë ukrainas që luftonin kundër Rusisë.

Kujtojmë se me 24 shkurt të këtij viti Rusia nisi një agresion në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, në shumicën e fronteve në veri dhe në lindje Kremlini është tërhequr, ndërsa është përqendruar në zonën e Donbasit respektivisht në qytetin Severodonetck.

Ky qytet tani më po quhet Marioupoli i ri, pasi që shkatërrimet në mase të madhe si dhe intensiteti i luftimeve është po i njëjti si në qytetin-port jugorë, i cili tani më është në duart e ruëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share