OKB kërkon t’i jepet fund shkatërrimit të natyrës

Guterres: Njerëzimi është bërë një armë e zhdukjes masive dhe humbja e ekosistemeve vjen me një kosto prej 6 trilion Dollarë

“Njerëzimi është bërë një armë e zhdukjes masive”, ka paralajmëruar kreu i Kombeve të Bashkuara në fillim të një samiti të nivelit të lartë të natyrës në Kanada.

Qeveritë janë mbledhur në Montreal për të rënë dakord për objektivat për të rikthyer humbjen e natyrës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri të ditur se bota ka një shans për të ndaluar shkatërrimin që ka vënë një milion specie në rrezik zhdukjeje.

“Ne po bëjmë luftë kundër natyrës. Kjo konferencë ka të bëjë me detyrën urgjente për të bërë paqe. Sepse sot ne jemi jashtë harmonisë me natyrën. Varësia jonë ndaj lëndëve djegëse fosile e ka futur planetin në kaos nga valët e të nxehtit dhe zjarret të nxitura nga e thatësira. Ne po e trajtojmë natyrën si një tualet dhe në fund po bëjmë vetëvrasje. Për shkak të humbjes së natyrës dhe biodiversiteti vjen me një kosto të madhe njerëzore, një kosto që ne e masim në punë të humbura, uri, sëmundje dhe vdekje pra gati 6 trilion dollarë amerikanë në humbje vjetore deri në vitin 2030”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OBK Antonio Guterres.

Në Montreal afro 200 vende do të përpiqen të bien dakord për një mënyrë për t’i dhënë fund shkatërrimit. Deri në 40% të sipërfaqeve tokësore konsiderohen të degraduara, sipas një vlerësimi të 2022 të OKB-së.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau në samit shtoi se ka shumë mosmarrëveshje midis qeverive, por nëse palët nuk mund të pajtohen për diçka kaq thelbësore sa mbrojtja e natyrës, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Negociatorët shpresojnë që samiti dy-javor i OKB-së të sjellë një marrëveshje që siguron se ka më shumë natyrë kafshë, bimë dhe ekosisteme të shëndetshme në 2030 sesa ajo që ekziston tani. Por se si do të ndiqet dhe matet ky progres do të duhet të bihet dakord nga të gjitha 196 qeveritë sipas Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share