Asambleja e Përgjithshme e OKB kaloi rezolutën që njeh gjenocidin e Serbisë në Srebrenicën e Bosnjës.
Sot, Serbia mori vulën formale për krimin më të rëndë nga koha e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, për gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë. 11 korriku do të jetë Dita Botërore që kujton këtë krim monstruoz të Serbisë mbi popullësinë e paarmatosur boshnjake. Kjo rezolutë sjell qetësi në zemrat dhe mendjet e boshnjakëve, por edhe popujve që janë angazhuar e angazhohen për liri.
Rezoluta u pranua me 84 vota pro, kundër 19 dhe 68 abestnie.