OKB dënon zbulimin e emigrantëve të zhveshur në kufirin Greqi-Turqi

Autoritetet greke e cilësojnë sjelljen e Turqisë si turp për qytetërimin dhe kanë kërkuar një hetim të plotë për ngjarjen

Zbulimi i 92 emigrantëve të zhveshur në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë ka nxitur reagimin e ashpër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Policia greke e cila shpëtoi burrat zbuloi se disa prej tyre kishin lëndime në trup. Ende mbetet e paqartë sesi burrat humbën rrobat e tyre teksa tentonin të kalonin kufirin. Emigrantët u zbuluan fillimisht pranë lumit Evros në  kufirin midis Greqisë dhe Turqisë. Një hetim nga policia greke dhe zyrtarë nga Frontex, agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, gjeti prova se emigrantët kaluan lumin në territorin grek me gomone nga Turqia.

Emigrantët në bazë të deklarateve thuhet se ishin detyruar nga autoritetet turke të hipnin në tre automjete që i çuan në kufi. Ata  dëshmuan se ishin detyruar të zhvisheshin lakuriq përpara se të hipnin në gomone.  “Sjellja provokuese e Turqisë i kapërceu të gjitha kufijtë”, thuhet në deklaratën nga ministria e azilit dhe migracionit të Greqisë.

Ministri i migracionit i Greqisë, Notis Mitarachi, kërkoi nga Ankaraja të hetojë incidentin. Zëdhënësi kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i përshkroi akuzat si të pabaza. Kombet e Bashkuara në një deklaratë në të cilët thuhet se ishte thellësisht e shqetësuar nga ky zbulim. Frontex bëri të ditur se burrat ishin kryesisht nga Afganistani dhe Siria.

Zbulimi vjen disa ditë pasi një raport i zbuluar nga një agjenci e BE-së kritikoi Frontex për fshehjen e paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Turqi, diçka që Athina e mohon.  Muajin e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përdori një fjalim të OKB-së për të akuzuar Greqinë për transformimin e Detit Egje në një “varrezë”.

Greqia ishte në vijën e parë të krizës evropiane të migracionit në 2015 dhe 2016, kur rreth një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria në Siri, Irak dhe Afganistan mbërritën në vend, kryesisht nëpërmjet Turqisë. Numri i të ardhurve ka rënë që atëherë, por autoritetet greke thanë se kohët e fundit kishin parë një rritje të tentativave për të kaluar përmes kufirit tokësor turk dhe ishujve grekë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share