OKB: 10 milionë tonë drithë u transportuan gjatë tre muajve nga Ukraina

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, e karakterizoi si moment historik faktin që Ukraina gjatë tre muajve ka dërguar 10 milionë tonë drithë dhe produkte të tjera ushqimore përmes marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja.

“Pavarësisht të gjitha pengesave që kemi parë, feneri i shpresës në Detin e Zi është ende duke ndriçuar. Iniciativa po funksionon”, tha ai.

“Është përgjegjësia jonë kolektive që ta mbajmë atë funksionale”, deklaroi Guterres.

Guterres i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës që të zbatojnë dhe rinovojnë plotësisht marrëveshjen e drithit, e cila skadon më 19 nëntor, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Ai inkurajoi gjithashtu heqjen e pengesave të mbetura për eksportet e ushqimit dhe plehrave ruse.

OKB-ja, Turqia, Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen për të rifilluar eksportet e drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas luftës së Moskës kundër Ukrainës në shkurt.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share