“Oj dashni ti s’vdes kurrë”, partnerja e Faton Hajrizit me postim prekës për të ndjerin

Liridona Shala, partnerja e Faton Hajrizit, ka reaguar pas lajmit për vrasjen e 39-vjeçarit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes llogarive të saj në rrjetet sociale, Shala ka shprehur pikëllimin për vrasjen e Hajrizit, i cili gjeti vdekjen pasi u qëllua me disa plumba nga autoritetet serbe që ishin vënë në kërkim të tij që nga mesnata e të mërkurës.

Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq heret bre oh zott bre allahu Na dhashë gajretin oh zot spo besoj oj dashni ti nuk vdes kurr”, shkroi ajo në përshkrimin e një videoje të publikuar në TikTok, ku ka ndarë disa nga momentet me tashmë të ndjerin.

Po ashtu e njëjta ka shkruar edhe në Facebook, duke thënë se Fatoni nuk arriti t’i realizojë ëndrrat e tij.

Momentet e pa harrushme gjithmon ne zemren tem

Ke me qen oh zot qysh smujte andrrat tua mej realizu qka te bonen be  qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemer te madhe . Dot mbetesh

I pa harruarr ne zemrat tona”, shkroi Liridona Shala.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, konfirmoi sot se autori i sulmit në Loznicë, ku mbeti i vrarë një polic serb dhe u plagos një tjetër, është likuiduar. Ndonëse identiteti i të ndjerit nuk u konfirmua zyrtarisht, mediat në Beograd raportuan qysh në fillim se i vrari është Faton Hajrizi, teksa kanë publikuar pamjet e rënda ku shihet kufoma.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share