Nëpunësit policorë nga Sektori për trafikim të paligjshëm të drogës dhe armëve pranë SPB Ohër, dje rreth orës 11:20 në Ohër, i privuan nga liria B.F.(50) nga fshati Pirrok, Komuna e Bogovinës dhe S.C.(49) nga Shkupi.
“Gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte B.F., në bagazh është gjetur një qese me nëntë pako me materie pluhur të bardhë. B.F. dhe S.C. janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, informojnë nga MPB-ja.