Për shkak të mungesës së të akuzuarit të parë, sërish është shtyer procesi gjyqësor për rastin e Hristian Pendikovit, sekretarit të klubit kulturor bulgar që u rrah muaj më parë Ohër.
Përfaqësuesit juridikë të mbrojtjes deri në Gjykatë kanë parashtruar dokumentacion mjekësor, me të cilin e kanë arsyetuar mungesën e të akuzuarit të parë Ilija Spaseski, të cilit nga ana e mjekut specialist iu përcaktua pushim mjekësor në kohëzgjatje prej të paktën 15 ditëve.
Prokuroria publike nga Ohri ka parashtruar aktakuzë kundër Spaseskit, sipas të cilit, i akuzuari i parë në lëndë ngarkohet për vepër të kryer penale “shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”, në çka i akuzuari u prononcua i pafajshëm. Spaseski në procedurë hetuese mbrohej me heshtje. Seancën e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë, gjykatësi Bojan Martinovski e caktoi për 21 shtator.