Nëse zgjedh të transferohet në Ligën Saudite, portieri do të përfitojë 30 mln Euro në një sezon
Në moshën 45-vjeçare, Gigi Buffon është ende në merkato. Ikona italiane e portës, ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Arabia Saudite. Sipas mediave italiane, nëse gardiani i Parmës vendos që të luajë në Ligën Profesioniste Saudite, do të përfitojë 30 mln Euro në një sezon.
Buffon ka edhe një vit kontratë me Parmën dhe në javët në vazhdim do të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë me emilianët, apo të nisë një kapitull të ri të karrierës në Arabinë Saudite, ku edhe luajnë yje si Karim Benzema apo Cristiano Ronaldo.
Nëse pranon, ai do të bëhet italiani i dytë në histori që luan në kampiontin arab pas Giovinco që ishte pjesë e Al Hilal nga 2019 në 2021.
Ndërkohë që ka edhe një alternativë të tretë, që Bufon të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Por duke qenë se portieri edhe pse 45 vjeç merr oferta, ai ka kohë ta mendojë mirë të ardhmen.
Klan News