Ofertat për Dibu Martinez

Portieri më i mirë i Katar 2022 mund të largohet nga Aston Villa, për të ka interes nga serie A dhe Bayern

E ardhmja e portierit Emiliano Martinez mund të mos jetë më te Aston Vila, por në Bundesligë ose Serie A. Argjentinasi i cili u shpall kampion bote në Katar 2022 ka ngjallur interesimin e disa klubeve pas paraqitjes së tij në botëror.

Synimi i 30 vjeçarit është që të luajë në Ligën e Kampioneve. Atij do t’i pëlqente që të aktivizohej në Itali, ose të transferohej te gjigandët bavarezë, raporton gazeta sportive spanjole “AS”.

Skuadra gjermane është në kërkim të një portieri pas dëmtimit të Manuel Nojer. Mes palëve ka pasur kontakte dhe mundësitë janë që Martinez të mos shkojë fare tek Aston Vila por të përfundojë në Mynih.

Për drejtuesit gjemanë ai e ka eksperiencën e nevojshme dhe aftësitë që të arrijë të luajë në nivele të larta.

Argjentinasin e josh ideja që të transferohet te Bajerni, që lufton për titullin kampion në Bundesligë, e po ashtu luan në Ligën e Kampioneve.

Dibu ka kontratë me klubin anglez edhe për pesë vite të tjera, por nisur nga ofertat e marra ai mund të kërkojë largimin.

Martinez u shpall portieri më i mirë i Katar 2022 e gjithashtu ishte një ndër lojtarët kryesorë që ndihmoi Argjentinën të fitonte titullin e tretë si kampione e Botës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share