Oferta për ASH-në? – Kadriu: Ata kanë organet e veta – të zgjedhin mes komoditetit të pushtetit dhe veprimit opozitar!

Lëvizja Besa gjithmonë ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, sipas Besa Kadriut, sa i përket Aleancës për Shqiptarët. Sipas saj, edhe në rastin konkret për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Lëvizja Besa dhe opozita shqiptare e kanë bërë detyrën në raport me ASH-në, ndërsa i takon kësaj të fundit që të vendosë nëse do t’i bashkohet opozitës apo do të mbesë me BDI-në.

Besa Kadriu në Klan Debat kujtoi zgjedhjet e fundit për Këshillin e Komunës së Tetovës, kur nga inatet personale e politike, sipas saj, ASH vendosi të dalë e vetme duke refuzuar koalicionin me Lëvizjen Besa. Rezultatit i atyre zgjedhjeve ishte “zero këshilltar” për ASH-në, ndërsa Lëvizja Besa arriti ta fitojë shumicën e këshilltarëve.

“Në qoftë se ASH e ndjen komoditetin të jetë pjesë e këtij pushteti dhe kësaj qeverie, pse duhet ne gjithmonë t’i rehabilitojmë ata si njerëz që e përfaqësojnë një pushtet. Në qoftë se gatishmëria e tyre si subjekt politik e shohin më shumë të arsyeshme të veprojnë asisoj, ne nuk duhet t’i nxisim ato që t’iu themi gjithmonë ‘ejani, ejani me ne sepse ne jemi opozitë’. Kanë ato strukturë

Lexo gjithashtu
Total
0
Share