“Oferta për ASH-në ka limit…” / Zendeli: Fronti opozitar nuk kushtëzohet

Oferta ndaj Aleancës për Shqiptarët që t’i bashkohet frontit opozitar nuk do të jetë e pakufishme, por me një afat të caktuar se deri kur ASH do të duhet të vendosë nëse do t’iu bashkohet tre partive tjera në Lidhjen Evropiane për Ndryshim. Këtë e konstatoi në Klan Debat, deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili shtoi se ASH është krijuar dhe ndërtuar si parti opozitare dhe duhet t’i bashkohet opozitës në këtë rrugëtim. Megjithatë, sipas Zendelit, ky vendim i takon strukturave të ASH-së.

“Ka një limit se deri kur ato duhet t’i bashkohen këtij fronti opozitar. Nëse ata marrin vendim që të shkojnë vetë ose do të shkojnë në koalicion me BDI-së, është çështje e tyre. Ky front opozitar nuk kushtëzohet nga asnjë faktor tjetër. Këto tre faktorë që janë bashkuar, kanë gjithë potencialin njerëzor e politik”, deklaroi Fadil Zendeli.

Zendeli theksoi se oferta për ASH-në është dërguar edhe me shkrim në mënyrë zyrtare./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share