“Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty”, kështu i tha deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, deputetes së Frontit Evropian, Ilire Dautit, gjatë debatit në komision parlamentar në lidhje për ligjin për arsim të mesëm.
Sjellja e Shaqirit u kritikua mënjëherë nga Bashkimi Demokratik për Integrim të cilët edhe kërkuan dorëheqjen e tij, për shkak të diskriminimit gjinor dhe gjuhës së përdorur.
E jo vetëm BDI, por shumë qytetarë kanë kritikuar sjelljen e Shaqirit ndaj Dautit.
Rrjetet sociale kanë vërshuar me komente ndaj gjuhës diskriminuese të Shaqirit, duke e quajtur atë veprim të turpshëm.
Disa nga komentet