Ofelia shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji në SHBA

Stuhia tropikale Ofelia goditi Bregun e Atlantikut duke shkaktuar rrebeshe shiu dhe erëra të forta në disa rajone, që çuan në përmbytje dhe ndërprerje të energjisë.

Pothuajse 8 milionë njerëz përgjatë brigjeve të Atlantikut, nga Nju Njorku në Karolinën e Jugut u paralajmëruan për stuhi tropikale dhe përmbytje, deri në mesditë, të shtunën, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

Stuhia nisi në qytetin Emerald Isle në Karolinën e Verut rreth orës 06:15 të mëngjesit duke shkaktuar rrebeshe të mëdha shiu dhe erëra të forta.

Në disa zona erërat lëvizën me një shpejtësi prej 80 kilometër në orë që e ndërthurur me reshjet e shiut shkaktoi stuhi në disa zona të Karolinës së Veriut, njoftuan shërbimet.

Një nga komunitetet me të goditura ishte Uashingtoni, Karolina e Veriut, ku në videot e publikuara në mediat sociale, dukej uji që përmbyste shtëpi dhe në disa raste edhe mbulonte automjetet.

Deri në mesditë, më shumë se 65 mijë banesa dhe biznese në Karolinën e Veriut, Virxhinia, Pensilvani dhe Nju Xhersi ishin pa energji elektrike, njoftuan autoritetet./VOA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share