OEMVP: Dënojmë kërcënimet ndaj afaristit Mersimi – institucionet të reagojnë!

OEMVP-ja DO TA MBROJË BIZNESIN DHE KLIMËN AFARISTE NË VEND

Dhuna, krimi i organizuar, konkurrenca jo lojale dhe shpërfillja e ligjit, nuk duhet ta karakterizojnë vendin tonë sepse këto i japin pasiguri qytetarëve dhe bizneseve – thonë nga Oda Ekonomike Maqedonisë Veriperëndimore, pasi Klan Maqedoni publikoi storjen ku në Manastir, është kërcënuar me jetë afaristi Lirim Mersimi njëherit edhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEMVP-së.

”OEMVP dënon ashpër këtë krim, dhe u bën thirrje institucioneve sa më parë të reagojnë në mënyrë adekuate dhe autorët të dalin para drejtësisë, me qëllim që të dëshmohet se në këtë vend ligji dhe e drejta sundojnë. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, do ta mbrojë biznesin dhe klimën afariste në vend, edhe përskaj të gjitha pengesave dhe jo-kushteve të cilat janë prezente, me të vetmin qëllim, për të përmirësuar të ardhmen socio-ekonomike të vendit” – thonë nga OEMVP.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, sic njofton KlanM, thotë se është e pakuptimtë, një investitori serioz i cili me procedurë të rregullt merr tokën në koncesion, të mos i lejohet realizimi i projekteve të tija, e sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ai të kërcënohet edhe me jetë, ndërsa institucionet të mos ndërmarrin masat përkatëse. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share