Dy odat ekonomike ndërkombëtarë, ajo amerikane dhe britanike, kanë shprehur shqetësim me insistimin e kryetarit të kryeqytetit për të kaluar Planin Zhvillimor Komunal pa i përfillur procedurat ligjore.
Në letra drejtuar anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ato thërrasin asamblistët të kenë kujdes që të mos dëmtojnë interesat e qytetarëve dhe bizneseve. Oda Amerikane thekson rëndësinë e dokumenteve të planifikimit hapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar.
Ndërsa Oda Ekonomike Britanike në Kosovë vë në pah se Plani për Kalabrinë ka devijuar nga parimet ligjore të hartimit dhe konceptimit të përmbajtjes së tij.
Bizneset britanike kërkojnë që plani aktual të pezullohet për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përfshijë interesat e të gjithë qytetarëve.