Oda Ekonomike: Partitë në programet zgjedhore të fokusohen te Ekonomia!

“SHTETI JOSERIOZ ME PUNËDHËNËSIT MË TË MËDHENJ”

Pa aktivitete ekonomike dhe pa ekonomi shteti nuk mund të mbijetojë– tha Drejtori ekzekutiv I Odës Ekonomike të Maqedonisë, Antoni Peshev, sic percjell KlanM, duke u bërë thirrje politikanëve që përfundimisht ka kthejnë vëmendjen drejt ekonomisë.

“Pas krizës shëndetësore, ekonomike dhe energjetike para nesh është viti I zgjedhjeve, kurse kjo i frikëson biznesmenët. Zgjedhjet, bllokojnë procesin e aktivitetit ekonomik dhe ato pak para që vijnë nga buxheti do të jenë në pikëpyetje. Është koha e fundit që politikanët të kuptojnë se nuk mund të jetohet kush do të mbijetojë – do të mbijetojë. Atyre që pretendojnë të qeverisin vendin, do t`u themi që në programet zgjedhore fokusi të vehet tek ekonomia” – tha Antonio Peshev.

Këto komente, sic njofton KlanM, u bënë gjatë promovimit të Qendrës për ndërmarrje të vogla, mikro dhe të mesme, që do të funksionojë në suaza të Odës Ekonomike.

Ideja është që të mbështeten ndërmarrjet e këtilla që nuk janë të dukshme, të ndihmohet rritja e tyre dhe të kontribuojnë drejt punësimit në nivel vendi.

“Të vetëm nuk kanë mundësi të implementojnë zhvillim më të madh, investime dhe punësime. Kanë pak punëtorë dhe nuk janë në rrjedhë me informatat adekuate. Qendra do t`I ndihmojë t`i tejkalojnë barrierat, me krijimin e projekteve, informata për situatën e tregut, mbështetje për inovacione, rrjetëzime, kontakte me fondet për zhvillim investues, rikualifikime, seminare etj” – tha Gabriela Kulebanova, kryetare e Qendrës.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sic percjell KlanM, paraqesin pjesën më të rëndësishme dhe vitale të ekonomisë në vend, me pjesëmarrje dominante prej 99.6% të numrit të përgjithshëm të subjekteve afariste dhe janë punëdhënësit më të mëdhenj duke siguruar rreth 70% të punësimeve.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share