Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, ka theksuar rëndësinë e stabilitetit të situatës ekonomike dhe ka renditur disa prioritetet kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai theksoi luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri, si dhe procedi i gazifikimit, si një nga objektivat kryesore.
“Në numër një është lufta kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri, nën numër dy është vazhdimi shumë serioz i procesit të gazifikimit, nën tre është rritja e konkurrencës së kompanive eksportuese në drejtim të rritjes së produktivitetit dhe inovacionit të produktit, nën katër aktivitete që kanë të bëjnë me kërkesat për ndryshimin e zgjidhjeve ligjore që do të mundësojnë një klimë më të mirë biznesi” – tha Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.
Në lidhje me situatën ekonomike ndërkombëtare, Azeski shprehu shqetësim për pasojat e luftës në Ukrainë dhe ndryshimet politike në Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të ndikojnë negativisht në tregtinë me Gjermaninë, partnerin më të madh tregtar të Maqedonisë
“Në kontekstin e asaj që do të ndodhë, ndryshimi i qeverisë në Amerikë, vendosja e një politike të re, lufta në Ukrainë që vazhdon dhe transferohet në vende të tjera. E gjithë pasiguria është shumë e prekshme për biznesin. Duke qenë se Gjermania është partneri ynë më i madh tregtar, sigurisht që do të kemi pasoja nga kjo çështje, sepse situata në Gjermani është ashtu siç është” – tha Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.
Azeski theksoi se ka sinjale pozitive për investime të huaja dhe për aktivitetin investues, duke përmendur projekte të mëdha si ato të Bechtel dhe Enka, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, ai shpjegoi se ato duhet të lidhen drejtpërdrejt me rritjen e bruto-produktit të brendshëm. /tvklan.mk/