OEM: KJO ËSHTË NJË NISMË E BALLKANIT TË HAPUR
Lehtësimi për bizneset e vendit gjatë import dhe eksport të mallrave është arsyeja e monitorimit në pikën kufitare Tabanovcë nga punëtor të OEM-së. Nga nesër personat e caktuar nga Oda Ekonomike e RMV-së do të jenë në terren dhe do të monitorojnë nga afër situatën.
Monitorimi i lëvizjes së mallrave në vendkalimin kufitar Tabanovc – është projekti që u prezantua në një konferencë për media nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut raporton KlanM.
Sipas drejtorit operativ të Odës Ekonomike të RMV-së, zbatimi i këtij projekti në pikën kufitare Tabanovcë është zgjedhur me qëllim së kjo pikë kufitare është më e ngarkuar në qarkullim dhe qëllimi i këtij monitorimi është lehtësimi për bizneset e vendit gjatë import dhe eksport të mallrave.
“Tre vendet që janë pjesë e kësaj nisme, Maqedonia e veriut, Shqipëria dhe Serbia, tashmë kan nënshkruar disa marrëveshje dhe traktate, por ajo ku po fokusohemi është realizimi i këtij projekti, pjesa më e rëndësishme e të cilit është lehtësimi i qarkullimit të mallrave, deklaroi Biljana Peeva-Gjuriq – Drejtor operativ për Përfaqësimin e Anëtarëve dhe Rrjetëzimin në Odën Ekonomike të RMV-së
Nga nesër personat e caktuar nga Oda Ekonomike e RMV-së do të jenë në terren dhe do të monitorojnë nga afër situatën, raporton KlanM
Projekti që do të fillojë të realizohet nga nesër, në terren do të bëjmë një pasqyrë të gjithë procedurës, përfshin jo vetëm kohën por të gjithë procedurat e përpunimit të dokumenteve për një proces më efikasitet në interes të biznesit të vendit, Aneta Dimovska – Oda Ekonomike e RMV-së
Për dy muajt e ardhshëm në periudhën e verës, personat të punësuar pranë Odes Ekonomike të RMV-së do të jenë çdo ditë punë nga ora 9 deri në oren 15:00 në pikën kufitare më të frekuentuar Tabanovcë, për të monitoruar përpunimin e dokumentacionit dhe procedurat e tjera të trafikut të cilat do të shkurtonin kohën e pritjes.Ndryshe, në këtë pikë kufitare kamionët ndonjëherë presin deri në tri ditë për të përfunduar procedurat e kontrollit./KLanMacedonia/