Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, ka takuar drejtuesit e kompanisë “Behtel dhe Enka”. Në takim është biseduar për rëndësinë që autostradat e Korridorit 8 të ndërtohen me kohë, kurse në këtë projekt të kyçen sa më shumë kompani të vendit.
Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut mbetet në dispozicion për të rrjetëzuar kompanitë lokale të vendit që duhet maksimalisht të kyçen gjatë realizimit të aktiviteteve në të gjitha fazat e projekteve të Korridorit 8 dhe 10D.
Oda Ekonomike dhe kompania “Behtel dhe Enka” janë dakorduar që të vazhdojnë kontaktet për të lehtësuar realizimin e këtij projekti.
Sic thuhet në komunikatë, është potencuar se për Maqedoninë e Veriut me rëndësi jetike është që aktivitetet e planifikuara të realizohen në kohë, pasi bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.
Nga “Behtel dhe Enka” kanë potencuar se për momëntin intenzivisht janë duke punuar rreth çështjeve përgatitore dhe hulumtimeve në terren.
“Udhëheqësia e “Behtel dhe Enka” ka kërkuar mbështetje nga Oda Ekonomike për të siguruar fuqinë punëtore, e cila gjatë gjithë periudhës së planifikuar sa zgjat realizimi i projektit duhet të arrijë shifrën e 4.000 punëtorëve – kuadër të kualifikuar, inxhinjerë dhe punëtorë të përgjithshëm” – thonë nga Oda Ekonomike.
Marrëveshja me “Behtel dhe Enka” u nënshkrua në Mars të vitit të kaluar dhe me këtë marrëveshje parashihet ndërtimi i autostradave Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë të Korridorit 8 dhe pjesa Prilep – Manastir të Korridorit 10D”
“Behtel dhe Enka” në rajonin e Ballkanit dhe jo vetë, ka realizuar projekte për ndërtimin e autostradave në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Kroaci, Turqi dhe Rumani, ku deri tani janë ndërtuar më shumë se 28.000 kilometra autostrada dhe rrugë, 100 tunele dhe 26 ura të mëdhaja. /tvklan.mk/