Oda e Mjekëve: Mjeku nga Tetova mund të mbetet 7 vite pa licensë

Mjekët kërkojnë falje nga pacientët që ishin xhiruar pa leje

Prokurori i Gjykatës së Nderit të Odës së Mjekëve ka dorëzuar akuzë ndaj mjekut 43-vjeçar Valon Dervishi për shkak të marrjes së përkohshme të licensës së punës – ka deklaruar Kryetarja e Odës së Mjekëve, duke shtuar se dënimi maksimal për marrjen e licensës është 7 vjet, njofton KlanM.

Komisioni i Etikës pranë Odës së Mjekëve ka konstatuar se Valon Dervishi ka shkelur disa norma etike.

“U zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme dhe pas një diskutimi të hollësishëm, komisioni vendosi të çojë çështjen në gjykatën e nderit. Kallzimi ndaj Valon Dervishit është pranuar, me propozim për heqjen e përkohshme të licencës së punës. Fatkeqësisht mjeku ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka shkelur të drejtat e pacientëve, duke e dëmtuar reputacionin e profesionit tonë”, tha Kalina Grivçeva – Stardelova, Kryetare e Odës së Mjekëve.

Ajo ka shtuar se pas skadimit të afateve minimale kohore, që parashihen në këtë procedurë, Gjykata e Nderit, do të mblidhet për të miratuar vendimin final.

Dr.Grivçeva, sic njofton KlanM, ka dënuar ashpër incidentin dhe sic tha, në emër të të gjithë mjekëve ka kërkuar falje nga pacientët që ishin xhiruar pa leje derisa ishin të shtrirë në repartin gjinekologjik të Spitalit të Tetovës.

Ndryshe, sic percjell KlanM, në Spitalin e Tetovës janë publikuar rregulla të funksionimit në rrjetet sociale. Në rregullore janë të shënuara rregulla se si të sillet stafi në rrjetet sociale kur bëhet fjalë për punën e tyre dhe publikimin e fotografive, videove dhe përmbajtjeve nga puna e tyre në Spitalin e Tetovës. Mjeku për momentin është në paraburgim 8 ditor. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share