GODITEN AMVISËRITË ME TË ARDHURA TË ULËTA
Harxhimet për mbrojtje shëndetësore edhe më tej paraqesin sfidë, vecanërisht në amvisëritë më të varfëra. Këto harxhime kanë të bëjnë kryesisht me pagesën private për ilaçet. Niveli I lartë I harxhimeve private, bashkë me pagesat joformale, ulin gjasat që qytetarët me të ardhura të ulëta të kenë shërbime të nevojshme shëndetësore – shkruan në raportin e OBSH-së “Sistemet shëndetësore në aksion: Maqedonia e Veriut”.
Në Raportin e OBSH-së, sic njofton KlanM, thuhet se vitet e fundit financimi shtetëror i shëndetësisë në RMV është ulur dhe është ndër më të ulëtat në Evropën Juglindore.
OBSH
“Ekziston varshmëri e madhe nga pagesa nga xhepi që paraqesin 40.4% nga harxhimet e përgjithshme për shëndetësi, që gjithashtu është një nga përqindjet më të larta në Evropën Juglindore”
Shumica e shërbimeve të mjekësisë primare janë pa pagesë, por sic percjell KlanM, shërbime të caktuara, vecanërisht për vizita specialistike ambulantore, dhënia e ilaçeve dhe për trajtim spitalor duhen pagesa shtesë.
Sipas OBSH-së, harxhimet katastrofale shëndetësore mbeten problematike, vecanërisht për amvisëritë më të varfëra dhe në masë të madhe nxiten nga pagesa nga xhepi për ilaçe mbulantore.
Rrjeti I fragmentuar I shëndetësisë primare dhe praktika e kufizuar rezultojnë me shkallë të lartë të dërgimit për trajtime spitalore që mund të shmangen – thuhet mes tjerash në raportin e OBSH-së për RMV-në. /KlanMacedonia/