OBSH: Më shumë shpenzime nga xhepi për shëndetësinë

OBSH vëren se 1 në 5 familje në Evropë përjeton shpenzime të larta për shkak të kostove të kujdesit shëndetësor. Nga kjo situatë nuk bën përjashtim as Shqipëria. Sipas raportit që ka analizuar 45 vende të Europës, thuhet se edhe shqiptarët shpenzojnë më shumë se vendet e rajonit për barna, produkte mjekësore dhe analiza laboratorike e imazherike.

Aktualisht sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, një familje në Shqipëri shpenzon 4.3 % të buxhetit të saj për shëndetësinë. E thënë ndryshe, shpenzimet e një familje në Shqipëri janë mesatarisht 11 mijë Euro në vit ku 470 Euro në vit i adresohen shëndetësisë.

Raporti thekson se deri në 20% e familjeve në të gjithë Evropën përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore, kosto të nxitura kryesisht nga pagesat nga xhepi për barnat, duke i kufizuar njerëzit të paguajnë për nevoja të tjera bazë si ushqimi, strehimi dhe ngrohja.

Sipas OBSH, vështirësitë financiare të shkaktuara nga pagesat nga xhepi për barnat, produktet mjekësore (si aparatet e dëgjimit) dhe kujdesi dentar prek miliona njerëz – edhe në vendet më të pasura të Evropës – duke përkeqësuar më tej situatën e tyre financiare dhe madje duke i shtyrë shumë në varfërisë.

Në shumicën e vendeve të anketuara shpenzimet shëndetësore janë rritur me kalimin e viteve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share