Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mund të shkojë në mbi 20 mijë.
Numri aktualisht qëndron në tre mijë e 400, dhe OBSh-ja pohon se ky numër mund të jetë tetëfish.
Njësitë e shpëtimit po mundohen gjatë tërë kohës që të shpëtojnë njerëzit e ngujuar në rrënojat e mëdha që i ka shkaktuar tërmeti.
Tërmeti kishte qenë me magnitudë 7.8 duke goditur regjione të Turqisë dhe Sirisë në ora 04:17 me kohë lokale afër qytetit.
Seizomologët kanë thënë që dridhja e parë ishte njëra ndër më të mëdhatë të regjistruara në historinë e Turqisë.
Si është situata në Siri?
Në Siri, një vend që tashmë po vuan pasojat e luftës, shkatërrimet pas tërmetit janë të mëdha.
Numri i të vdekurve: Të paktën 1,136 njerëz u vranë nga tërmeti, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve siriane, ndërsa shumë të tjerë u varrosën në rrënoja.
Koordinatori humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, i tha CNN se misioni i kërkim-shpëtimit pengohet nga mungesa e pajisjeve dhe makinerive të rënda. Ai tha se furnizimet e OKB-së ishin pakësuar dhe nevojiteshin më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore, veçanërisht ujë të freskët ose mjete për të riparuar rezervuarët e dëmtuar të ujit.