Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vlerësuar se 10 milionë njerëz, rreth një e katërta e popullsisë së Ukrainës, mund të vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor si pasojë e luftës në vend.
Sipas përfaqësuesit të OBSH-së në Ukrainë Jarno Habicht çrregullimet variojnë nga ankthi dhe stresi deri te kushtet më serioze si çrregullimi i stresit post-traumatik.
Rastet po rriten pas 10 muajsh konflikti, duke bërë që një agjenci e veçantë e OKB-së të nisë shërbimet e mbështetjes online.
Sistemi shëndetësor i Ukrainës ka qenë nën presion që kur Rusia e pushtoi në shkurt të 2022-it.Deri më tani, sipas të dhënave të OBSH-së, ka pasur të paktën 700 sulme në sistemin shëndetësor të Ukrainës. Ndërkohë, rritja e sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike që nga tetori i ka shtuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Moska mohon të ketë “shënjestruar” civilët gjatë atij që e quan një operacion special ushtarak në Ukrainë. Habicht tha se sëmundjet e frymëmarrjes do të rriten me motin e ftohtë dhe ngrohjen e pamjaftueshme, si dhe do të shtohet aksidentet e trafikut që ndodhin për shkak të mungesës së dritave në rrugë./tvklan.al