O’Brien: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë aneksin e Ohrit

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë sot në Shkup që Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë plotësisht udhërrëfyesin që është arritur në Ohër në marsin e vitit të kaluar.

O’Brien theksoi se dy palët duhet të punojnë në dialog, teksa shtoi se e përkrahin këtë marrëveshje që është arritur në Ohër, njofton Klankosova.tv.

“Ne fuqishëm mbështesim udhërrëfyesin që ishte arritur në këtë shtet (Maqedonia e Veriut), në Ohër në marsin e vitit të kaluar, dhe besojmë që dy shtetet duhet të punojnë në implementimin përmes dialogut që të zbatojnë udhërrëfyesin plotësisht”, ka thënë O’Brien.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share