Nxënësit në Idrizovë tre javë pa mësim, kërkojnë hapjen e paraleles në gjuhën shqipe

Prindërit dhe nxënësit po protestojnë para shkollës fillore “Njegosh” në Idrizovë të Komunës së Gazi Babës duke kërkuar hapjen e paraleles për klasën e gjashtë në gjuhën shqipe, përcjellë Klan M. Nxënësit deri më tani kanë qenë të detyruar të mësojnë në gjuhën maqedonase apo të udhëtojnë deri në shkollat e qytetit për të mësuar në gjuhën amtare.

Prindërit thonë se nuk heqin dorë nga zgjidhja e problemit pavarësisht humbjeve që do të pësojnë nxënësit.

”Le të vijnë vetë dhe të na thonë se nuk ka kushte dhe ne pajtohemi ta shohim çfarë mendimi tjetër kanë, ose le të na thonë drejtë që nuk ju lejojmë të mos vazhdojmë të malltretohemi edhe ne edhe fëmijët” – tha një prindër.

Ata shtojnë se shumë vite u është premtuar zgjidhje por deri më tani asgjë nuk është realizuar.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ka paralajmëruar se do të vizitojë këtë shkollë të enjten. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share