Nxënësit jashta, policët dhe ekipet e anti-terrorit në shkolla (VIDEO)

Në tetë shkolla të mesme edhe sot po bëhen kontrolle nga ekipete anti-terrorit dhe nga policia, në email adresat e tetë shkollavetë mesme ka arritur mesazh kërcënues se brenda në shkollë ka bombë.

E për këtë gjë nxënësit kanë qenë menjëherë tëevakuuar.

“Edhe sot alarm për bombë në tetë shkolla të mesme të Shkupit. Policia po bën kontrolle nepër shkolla ndërkaq dje sipas MPB-së alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm”.

Nxënësit nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, profesorët vetëm u kanë thënë që të dalin jashta.

Pyetëm një qytetare e cila ishteafër shkollës ku pretendohej se ka bombë. Ajo tha se mendon se është alarm i rrejshëm vetëm për ta frikësuar popullatën.

“Gënjejtë vetëm e frikësojnë popullatën. Përse nuk e zënë atë personin që po bën kështu.

A nuk mund ta zënë?

Duhet ta zënë, këtu mësojnë nxënës. 

Mendoni se është alarm i rremë?

”Po sikur dje i kontrolluan të gjitha shkollat nuk pat asgjë. Si mund të hyjë dikush dhe të vendos bombë”

”Kjo është marrëzi”

Edhe gjatë ditës së djeshme nxënës të tetë shkollave të Shkupitjanë evakuar menjëherë pas alarmit se në shkollat e tyre ka bombë por më pas rezultuan si njoftime të rreme. Ndërsa para një javë MPB ka arrestuar 28 vjeçarin i cili me email zyrtar ka kërcënuar se për shkak të mospasjes së rrogës në NPQ planfikontë vendos bombë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share