Nuredini: Mali Sharr zona më e madhe e mbrojtur në Evropë

DEBAT NË UT PËR MENAXHIMIN ME PARKUN KOMBËTAR

Në zonën rreptësisht të mbrojtur të Sharrit nuk do të lejohet ndërtimi i shtëpive apo rrugëve, të qarkullojnë automjete, e as të ndërtohet infrastrukturë. Në Projektplanin për Menaxhim me Parkun Kombëtar parashihet që në të gjithë territorin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” nuk do të lejohen të ndërtohen hidrocentrale të reja, miniera, nuk do të bëhen hulumtime gjeologjike e as instalim të infrastrukturës së gazsjellësit, raporton Klan M.

“Në vitin e kaluar e shpallëm malin Sharr si park kombëtar, së bashku me parkun kombëtar Mali sharr në Kosovë dhe parkun tonë nacional në Mavrove, dhe parkun e natyrës në Shqipëri, dhe kështu u krijua zona më e madhe në Evropë e mbrojtur, edhe sot është shumë e rëndësishme të bisedojmë me qytetarët dhe të gjitha palët mbështetëse për menaxhimin e parkut kombëtar. Ne nuk duam të krijojmë një muze, por duam të krijojmë një ekonomi të re dhe të qëndrueshme në zonën e parkut kombëtar” – deklaroi Naser Nuredini

Për momentin në Parkun Kombëtar i vetmi i punësuar është Drejtori, kurse paralajmërohen punësime për në terren me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Këto komente u bënë në debatin publik në Universitetin e Tetovës për menaxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” për periudhën 2022 – 2023.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share